Ai dikur ishte njeriu më i pasur në Rusi. Tani oligarku dhe kritiku i Kremlinit në mërgim, Mikhail Khodorkovsky, po analizon gabimet e Vladimir Putin dhe u bën thirrje miliarderëve të tjerë rusë që ta dënojnë publikisht atë.
Në një intervistë për CNN, manjati 58-vjeçar tha se Putini “u çmend” kur pa se ukrainasit nuk e mirëpritën operacionin special ushtarak rus.
“Fakti që njerëzit në Kharkov nuk e përshëndetën me lule, nuk e zemëroi atë, mendoj se e çmendi. Pastaj ai filloi të bombardonte Kharkovin dhe Kievin” tha ai.