Qeveria gjermane ka dëbuar 40 diplomatë rusë dhe i ka cilësuar ata si të “padëshiruar” në vendin e tyre, pas pamjeve tronditëse që kanë ardhur nga rrethinat e Kievit, me largimin e uzurpatorëve rusë në Ukrainë.
Franca nga ana tjetër, ka bërë me dije se ka dëbuar 35 diplomatë rusë pas ngjarjeve, duke e bërë kështu totalin e diplomatëve të dëbuar nga dy prej vendeve më kryesore në Evropë në 75.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, gjatë një konference për shtyp, ku ka dhënë edhe sqarime mbi çështjen.