Një kufomë është gjetur në zonën e Çardhakut në Korçë, e cila dyshohet të i përkasë një endacaku të zhdukur prej 6 muajsh.
Sipas hetimeve paraprake, trupi nuk ka shenja dhune. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Korçës për autopsi, që do të ndihmojë në përcaktimin e kohës së vdekjes.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti.









