Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në rrugën Podgoricë-Cetinjë, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve kanë humbur jetën 3 persona.
Në aksident janë përfshirë dy automjete “Tuareg” nga Podgorica dhe “Skoda” me targa të Herceg Novi. Sipas informacioneve jozyrtare të “Vijesti”, mes këtyre dy automjeteve ka ndodhur një përplasje kokë më kokë.
Një hetim është duke u zhvilluar nga Prokuroria Themelore e Shtetit në Cetinje.