Dy ditë më parë prefekti i qarkut të Lezhës që dha dorëheqjen është zëvendësuar me një tjetër ditën e sotme pas një vendimi të qeverisë.
Në prefekturën e Lezhës do të vendoset Gjergj Prendi. Po ashtu prefekti i Durrësit u lirua nga detyra ditën e sotme, pas largimit të Roland Naston u emëruar Emiljan Janin.
2 ditë më parë Jaku ka dhënë të hënën dorëheqjen nga detyra, pas 3 vitesh në këtë funksion. Ai nuk ka dhënë asnjë arsye për largimin e tij, por e ka ‘justifikuar’ me një shprehje të Martin Luter Kingut, që thotë “Jeta jonë fillon të mbarojë ditën kur heshtim përballë gjërave që kanë rëndësi”.