-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plani i qeverisë: Butrinti nuk kalon në dorë të fondacioneve

Kryesoret

Qeveria miratoi sot një marrëveshje që ka të bëjë me një mënyrë tjetër të menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti deklaroi se menaxhimi do të bëhet nga shteti, ku një pjesë e të ardhurave do të derdhen në arkën e kujdesit të trashëgimisë.

“Miratuam marrëveshjen për administrimin e 9 zonave të trashëgimisë kulturore dhe të peizazheve kulturore, pjesë e Butrintit. Ky është një lajm i mirë, pasi pas hapave që kemi bërë si për hartimin e planit, ashtu edhe me qasjen e re në frymën më bashkëkohore, ministria ka hartuar një sërë aktesh nën ligjore dhe kjo marrëveshje nis një proces të ri për menaxhimin e siteve, nis me një projekt ambicioz për të cilin kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me UNESCO, kemi pasur konsultime me ekspertë të ndryshëm, dhe rol kyç ka pasur instituti i arkeologjikë duke nisur që bërthama e këtij parku është pjesa arkeologjike. Kjo marrëveshje së bashku me atë që kaluam sot në Këshillin e Ministrave do të ratifikohen në parlament, është një model hibrid, jo fitim prurës, aseti është pjesë e shteti shqiptar, asnjë pronësi nuk i kalon asnjë fondacioni apo etniteti tjetër, menaxhimi kryhet nga shteti shqiptar, ku në bordin e 2 kemi 2 anëtar të Ministrisë së Kulturës, ashtu si kemi dhe 2 anëtarët të të Fondit Amerikano shqiptar për Zhvillim dhe 1 ekspert të shquar të Butrintit, ky bord do të marrë vendim për një plan biznesi të detajuar, 7-vjeçar, kemi hartuar këtë akt marrëveshje sepse Butrinti po kalon një menaxhim të pjesës arkeologjike, por është edhe pjesë e një parku, duam që parku kombëtar të jetë model në rajon, me një model të ri bashkëkohor te menaxhimit, carbon free, çdo element që lidhet me shërbime të integruar, qendra vizitorësh, do jenë të veçuara jo në hyrjen aktuale. Për herë të parë ne kemi hartuar një skemë të plotë se si Parku do të mbajë të ardhurat në territor, por do të derdh edhe në arkën e kujdesit të trashëgimisë, e fillojmë me Butrintin, dhe jam vërtetë krenare që ia dolëm kësaj dite”, tha Margariti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit