Një 28-vjeçar ishte duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur teksa është ndaluar nga policia.
I riu ka dashur ti shpëtojë ndëshkimit të forcave blu duke i korruptuar me 15 mijë lekë të reja.
“Në rrugën “Vangjel Noti”, efektivet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, kanë ndaluar automjetin me targë AB 456 FI, drejtuesi i së cilit është konstatuar së drejton mjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.45 mg/l, testi i parë dhe 0.47 mg/l, testi i dytë
Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit shtetasi me iniciale I. C, 28 vjeç, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer, i ka ofruar punonjësit të policisë tre kartmonedha me vlere 5000 lek të rinj.
Gjithashtu u bë kapja në flagrance e drejtuesit të mjetit për veprën penale “Korrupsioni aktin ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal i Republikës së Shqipërisë,”