Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke, ata ishin të shpallur në kërkim.
Gjatë kontrollit në sistemin e të dhënave, rezultoi se njëri prej tyre ishte i dënuar me 9 vjet burg për trafik klandestinesh nga Gjykata Penale e Apelit e Maqedonisë Perëndimore.
Ndërkohë në Follorine është kapur një tjetër shtetas shqiptar, 41-vjec, i cili rezultoi person ne kërkim i dënuar me 3 muaj burg dhe 1500 euro gjobe për shkelje të ligjit të të huajve.