Një 13-vjeçare ka rënë nga dritarja e katit të katërt të pallatit ku jetonte pranë rrugës “Shtraus” në Lezhë.
Vogëlushja është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
Lezhë / Informacion paraprak
Rreth orës 18:20, tek një pallat në Rrugën “Shtraus” në qytet Lezhë, e mitura 13-vjeçare E.Gj., është rrëzuar aksidentalisht nga dritarja e katit të 4-tërt të banesës ku banon, duke rënë në ballkonin e banesës të një kati më poshtë. Aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Lezhë nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.