Kërkimet për 10-vjeçarin që u mbytë në lumin Fan në Mirditë vazhdojnë prej 3 ditëve, por ende nuk ka asnjë shenjë për të.
Në kërkime janë angazhuar 14 palombarë, pjesëtarë të forcave RENEA, të cilët kanë këqyrur një gjatësi të madhe të lumit, por deri më tani pa rezultat.
Madje ata kanë kërkuar edhe në HEC-in e Repsit, por nuk kanë gjetur gjë. Së fundmi ka dyshime se trupi i vogëlushit mund të ketë ngecur në një urë të prishur disa kilometra larg vendit ku u mor nga rrjedha.