Deputeti i PD-së, Dash Sula i është kundër përgjigjur Edi Ramës, për legalizimin e kanabisit.
Përmes një postim në Facebook, Sula shkruan se Rama do t’i kthejë biznesmenët në ushtarë të bandave kriminale për të marrë licencat për të ngritur fermat dhe më pas kontrolli do bëhet nga kriminelët.
Sipas Sulës, ky projekt do të dështojë dhe për këtë sjell shembullin e Maqedonisë së Veriut ku shkruan se skema e legalizimit të kanabisit ka dështuar. Sula shkon edhe më tej duke thënë se përveç dështimit, nga ky projekt do të drogohet edhe shoqëria shqiptare.