Që prej orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, 7 prill pjesa më e madhe e Lezhës, përfshirë edhe qytetin janë përballur m mungesë të energjisë elektrike.
Nënstacioni elektrik në Lezhë nuk furnizohet me energji për shkak të një defekti në linjën e tensionit të lartë 110 kilowatt në Dajç.
Energji ka vetëm zona e Bregut të Matit që furnizohet nga nënstacioni i Rrilës.
OSHEE bën me dije se po punon për rikthimin e energjisë, ndërsa pritet që OST të riparojë defektin