-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me kallashnikov në shtëpi, mbas hekurave i riu nga Yrsheku

Kryesoret

Një 31 vjeçar nga Yrsheku ka rënë në pranga të policisë për prodhim dhe mbajtje armës pa leje.

Nga policia atij janë sekuestruar kallashnikov dhe municione të tjera luftarake.

NJOFTIMI I POLICISË

Finalizohet operacioni policor i koduar “Yrsheku”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak. Vihet në pranga 31-vjeçari që i posedonte, i dënuar më parë për shkatërrim prone.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Yrsheku”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– L. Z., 31 vjeç, banues në Yrshek, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, në rrugën “Mihal Duri”, në Yrshek, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit