Ylli i “Aquaman” ka adresuar spekulimet se ai është në një lidhje me aktoren Kate Beckinsale pasi të dy u panë pa duke biseduar në një festë pas ndarjes së çmimeve Oscars.
Momoa tha për Extra se ai thjesht po diskutonte për vendlindjen e Beckinsale, Angli, pasi aty u xhirua “Aquaman 2”. Ajo kishte ftohtë kështu që ai i dha pallton e tij.
“Të gjithë thonë: ‘A po dilni?’ Jo, jo, ishte xhentilesë, ajo kishte ftohtë,” tha ai. Aktori përsëriti se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se shoqëri.
“Absolutisht jo, jo nuk jemi bashkë. Ajo është shumë e këndshme, unë po tregohesha i sjellshëm, thjesht jam i sjellshëm,” shtoi Momoa. “Tani nuk do ia jap pallton askujt.”
Sipas Variety, Momoa do të shkruajë skenarin, prodhojë dhe luajë në “Chief of War” nga Apple në lidhje me kolonizimin e Hawaii-t, treguar nga këndvështrimi i popullit indigjen.