-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tre kërkesat e Kulebës për NATO-n

Kryesoret

Kryediplomati i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka mbërritur në Bruksel për të takuar homologët e tij të vendeve të NATO-s dhe për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit sa i përket luftës në Ukrainë.

Nëpërmjet një statusi në Twitter, ai ka shpërndarë edhe disa foto nga takimet e para, duke theksuar se ka tre tema diskutimi të vetme, në formë kërkesash për aleancën: Armë, armë dhe armë!

“Nevoja urgjente e Ukrainës, mjaftueshmëria e armatimeve dhe zgjidhja afatgjatë, do të jetë ndihma, që Ukraina të fitojë”, shkruan Kuleba.

Kërkesa për armatime ndaj vendeve të NATO-s ka qenë ndër të parat që Kievi ka bërë, duke e parë këtë si mënyrë të vetme për t’i mbijetuar agresionit rus.

Avionë luftarakë, sisteme të mbrojtjes ajrore, raketahedhës apo mjete ushtarake, janë ndër kërkesat e tyre.

Ministrat e aleancës nga ana tjetër, pritet të kenë një takim të përbashkët për të përcaktuar edhe strategjinë e ardhshme të NATO-s kundër Rusisë, duke përfshirë edhe ashpërsimin e sanksioneve, në mënyrë që Kremlini të mos e ketë të mundur të vijojë luftën dhe të furnizojë ushtrinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit