Kërkimet për trupin e 10-vjeçarit që dyshohet se u mbyt në lumin Fan të Mirditës kanë hyrë në ditën e tretë.
Në zonë ndodhen polumbarët e forcave RENEA të mbështetur nga strukturat vendore dhe banorët e zonës. Deri tani nuk ka asnjë gjurmë të trupit të 10-vjeçarit.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 5 prillit. 10-vjeçari ka qenë duke luajtur me top dhe topi i ka rënë në lumë.
Ai ka vrapuar ta marrë dhe aty e ka marrë rryma e ujit.