Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se në 24 orët e fundit nga 818 testime kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 26 qytetarë.
Nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes dhe janë shëruar 32 qytetarë ndërsa numri aktiv me COVID-19 është 544.
Njoftimi i plotë:
08 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 169 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.823.443 doza të vaksinës.
Deri më sot 820.972 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 100.506 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 818 testime, 26 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.000.
Në total numri i rasteve aktive është 544.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!