Masakra e ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Bucha, ka prekur dhe zyrtarët e larët evropian që kanë shkruar për ta parë më nga afër situatën.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, bashkë me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell u panë të veshur me antiplumb teksa po ecnin në rrugët e qytetit ku ndodhi masakra më e madhe civile që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë.
Te vendi i ngjarjes i shoqëroi kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, i cili tha se atyre iu tregoi mizoritë që kryen rusët.
“Vizituam Buchan. Ursula von der Leyen, Josep Borrellit dhe Eduard Hegerit iu tregova për mizoritë që kryen trupat ushtarake ruse mbi civilët ukrainas. Ne kurrë s’do t’ia falim armikut këto krime. Ne po punojmë bashkë me partnerët tonë europianë që të ndalim agresorin sa më shpejt që është e mundur”, ka shkruar Shmyhal.