Në Malishevë, motra ka sulmuar fizikisht motrën. Rastin në polici e ka raportuar njëra prej tyre, e cila ka thënë se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje.
Sipas raportit, të dyja kanë marrë trajtim mjekësor.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit, e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në qeli, rasti ka hyrë në procedurë hetimore”.