Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi sot një takim me kreun e SPAK-ut, Arben Kraja. Në një postim në Twitter, shefja e diplomacisë amerikane në Tiranë shkruan se përgëzoi prokurorët për punën që kanë bërë deri tani dhe i inkurajoni për të vendosur përpara drejtësisë zyrtarët e korruptuar dhe kriminelët.
1/2 Met today w/ @SPAK_Albania Chief @KrajaArben1 to congratulate prosecutors & investigators for producing more & more real results on behalf of the Albanian public. The growing record of investigations, prosecutions, confiscation of assets etc show that no one is above the law.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 8, 2022
“U takova sot me kreun e SPAK, Arben Kraja për të përgëzuar prokurorët dhe hetuesit që kanë prodhuar shumë rezultate reale në emër të publikut shqiptar. Rekordet në rritje të hetimeve, ndjekjeve penale, konfiskimeve të pasurive etj tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.
SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi – duke përfshirë punën e SPAK – për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për të vendosur përpara përgjegjësisë zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar, për të forcuar sundimin e ligjit në Shqipëri.
Kjo është e nevojshme për të përmbushur kërkesat e BE-së, gjithashtu për t’iu përgjigjur kërkesave të të gjithë njerëzve për drejtësi” shkruan Kim.