-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Një maloke më pak”, qytetarët protestë para organeve të vetting-ut për diskriminim krahinor

Kryesoret

Opinioni publik nuk e ka pritur aspak mirë mesazhin e njërit prej anëtareve të Komisionit të Pavarur i  cili etiketonte si “maloke”, drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, për shkak të origjinës së saj nga Tropoja.

Shumë qytetarët kane marshuar në “Rrugën e Kavajës”,  duke e konsideruar këtë si fyerje.

Ndër to ishte edhe aktori i njohur Mehdi Malkaj.

“Unë jam malok, por unë kam edhe miq malok këtu. Nuk qëndron problemi se u grindën dy zyrtarë, por po bëhet një luftë e madhe për very-jug. për të përçarë atë që quhet Shqipëri. Unë e dua shumë Shkodrën, e dua shumë Dibrën kam qenë më shfaqje, e dua vendin tim, por përse e shëmtojnë njerëzit. Kush e ka shpikur veri-jug këtu tek ne?” tha aktori Malkaj.

Kryeprokurorja Imeraj citoi një mesazh që sipas saj anëtarja e KPK, Genta Bungo e kishte cilësuar atë maloke.

“Zonja Genta Bungo ka një paragjykim të tmerrshëm për subjektin e rivlerësimit. Ça të duhet, ajo qeshi ça të duhet, një maloke më pak? Pupupupu! Unë u largova se ajo ishte eprorja ime”, tha Imeraj.

Elisabeta Imeraj kaloi me sukses në shkallën e parë të vetting-ut, ndërsa këto kohë po përballet me Apelin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit