-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deputeti i PD: Tërhiqni ‘veshin’ Xhaçkës, diskriminoi malësorët

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka ngritur si problematikë rastin e deputetes socialiste, Olta Xhaçka, pas deklaratës së kësaj të fundit mbi debatin për resortin e bashkëshortit të saj, ku tha ‘ mos të vinë këta nga mali të ngulin çadrën’.

Dogjani u shpreh se Kuvendi të marrë masa ndaj deputetes pasi ka degraduar dhe diskriminuar popullin shqiptar në bazë të origjinës. Deputeti demokrat shtoi se diçka e tillë në bazë të Kushtetutës është e dënueshme me ligj, teksa shtoi se ajo përdor të njejtën gjuhë si Edi Rama në fushata elektorale.

“Ajo që desha të ngre sot është për një deputete të mazhorancës, Olta Xhaçka, që në një media kryesore ka folur duke degraduar qytetarët shqiptarë për shkak të origjinës. Dhe ka përdorur një fjalë ‘ne kemi marrë 11 mijë metër katrorë tokë që mos të vinë njerëzit nga mali të ngulin çadrën në bregdet.’

Nga mali është dhe Balla nga Librazhdi, Berati ka male, Vlora ka male, Shqipëria përbëhet nga malet, por nuk është etike nuk është normale që një deputete të diskriminojë qytetarët shqiptarë për shkak të origjinës nga vinë.

Do të kërkoja kuvendit të merrte masa sepse kjo gjuhë është e papranueshme është e dënueshme me Kushtetutë, e ndaluar me ligj. Ndarja e krahinave diskriminimi dënohet me ligj. Faktikisht ajo përdor të njëjtën gjuhë që përdor kryeministri Rama në fushata elektorale” u shpreh deputeti i PD-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit