Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ndodhet këtë të premte në Kiev, nga ku ka lëshuar deklarata të forta ndaj Rusisë, ndërsa tha se e ardhmja e Ukrainës do të jetë në BE.
“Rusia do të zhytet në degradim ekonomik, financiar dhe teknologjik, ndërsa Ukraina po marshon drejt një të ardhmeje evropiane”, tha Ursula von der Leyen.
Më herët, Von der Leyen i dorëzoi Zelensky-t zarfin për anëtarësimin në BE.
“Ukraina është pjesë e familjes evropiane. Ne e kemi dëgjuar shumë qartë kërkesën tuaj dhe jemi këtu për t’ju dhënë një përgjigje të parë pozitive: në këtë zarf është fillimi i rrugëtimit tuaj drejt BE-së. Në këtë zarf është pyetësori për anëtarësim. Bashkimi, i cili do të duhet të plotësohet, atëherë rekomandimi duhet t’i bëhet Këshillit të BE-së. Nëse ne punojmë së bashku, mund të jetë edhe çështje javësh”, tha von der Leyen.