-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjidhet për herë të parë një grua me ngjyrë në Gjykatën Supreme Amerikane

Kryesoret

Ketanji Brown Jackson hyn në histrorinë e SHBA-ve si gruaja e parë me ngjyrë, e cila zgjidhet në funksionin e lartë të gjyqtares në Gjykatën Supreme amerikane.

Me 53 vota pro dhe 47 kundër, për herë të parë në 200 vjet histori të Gjykatës, kemi këtë vendim historik të Senatit amerikan.

Kjo përzgjedhje nuk ishte e lehtë, pasi kërkoi javë e javë të tëra me takime private dhe ditë të tjera, të cilat iu kushtuan dëshmive publike.

Pavarësisht se votimi mund të duket i ngushtë, edhe ai vetë është historik, pasi në gjuhën politike amerikane njihet si votim bipartizan, për faktin se edhe disa senatorë republikanë e votuan Jackson.

Përkatësisht, ata janë Mitt Romney, Lisa Murkowski dhe Susan Collins. Të tre republikanët, devijuan nga linja e gjerë e partisë që ishte kundër zgjedhjes së gjyqtares me ngjyrë.

Jackson do të pasojë në këtë detyrë gjykatësin Stephen Breyer, i cili është edhe më jetëgjati sa i përket frontit liberal në Gjykatë. Vetë Jackson ka punuar më parë për të, ndërsa Breyer, 83-vjeçar tashmë, ka ndërmend të tërhiqet nga detyra e tij.

Zgjedhja e saj u shoqërua edhe me ovacione pas votimit të thirrur nga zëvendëspresidentja e SHBA-ve, Kamala Harris.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit