-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Braçe “dush të ftohtë” qeverisë, Pëllumbi tenton t’i presë fjalën: Ti do që unë të mos flas?

Kryesoret

Deputeti socialist, ish-zv/kryeministri Erion Braçe një zë kritik brenda shumicës i bëri edhe sot një “dush të ftohtë” qeverisë lidhur me ndihmën për sektorin e bujqësisë. Ai gjatë fjalës së tij në panelin për problemet e bujqësisë, renditi shumë probleme që kërkojnë zgjidhje.

“Pandemia, lufta në lindje të Evropës do duhej të na kishte bërë të vetëdijshëm për nevojën jetike të fshatit, bujqësisë, blegtorisë, prodhimi vendas, fshatarëve ta themi troc se është përdorur me konotacion negativ ndërkohë që s’është turp të jesh nga fshati.

S’ka ndodhur duhet ta pranojmë e nga unë i pari të pranojmë një nga arsyet e rëndësishme se ne kemi pak afrimitet me importet, madje dhe afrimitet klientelist dhe të lëndëve të para e produkteve te gatshme që vijnë nga importi.

Është themelore kjo vecanërisht ndarja e tregtarëve të mëdhenj të lëndëve të para që cmimet e tyre po i vuajnë të gjithë që janë këtu sot. Katër veta sjellin sot vajin, 3 veta sheqerin, 4 veta orizin, sic dy veta zotërojnë tregun e inputeve bujqësore që vuani të gjithë cmimet e tyre.

Nuk është e vërtetë ajo që ne themi zakonisht që në atë treg ka konkurrencë. Një pjesë e madhe e tyre kanë abuzuar barbarisht gjatë këtij viti e vitit që kaloi.

Të dhënat qe kam une nga Doganat e Tatimet tregojnë që kanë shitur 50% më shtrenjtë nga sa kanë sjellë në doganë plehrat kimike që një pjesë janë dhe të pacertifikuara.

Pra bujqësi jo aq sa duhet e nevojitet dhe importe te shtrenjta të produkteve të gatshme që na vijnë nga Evropa e më gjerë e kjo është kriza jonë këtë krizë ne duhet ta adresojmë për ta zgjidhur”, tha Braçe

Deputeti Arben Pëllumbi i kërkoi që të mbyllte fjalën. “Të lutem, përmbylle se duan të flasin dhe të tjerët” i tha ai. Erion Braçe u rebelua duke ia kthyer “Unë me thënë të drejtën dëgjova deri tani, i pranoj lavdërimet, po do dëgjoja disa sugjerime që duhet t’i marrim, se vitin tjetër do jetë vonë, për PS dhe për bujqësinë.

Tani ti do që unë të mos flasë? Që nga 1990 kjo s’ka ndodhur. Kemi një regjim fiskal kaotik. Sot që flasim kemi një regjim fiskal që nuk e do fshatin. Ky regjim nuk iu jep mundësi fermerëve jo vetëm të prodhojnë, por të rrisin vlerën e shtuar” tha ai, por deputeti socialist i kërkoi sërish “Erion te lutem përmblidhe”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit