Paraditen e sotme është nxjerrë pas disa orësh kërkime turisti polak, i cili mbrëmjen e djeshme mbeti i bllokuar në kanionet e Himarës, në Gjipe.
Turisti polak ka fraktura të në këmbë si edhe pjesë të trupit, por është i ndërgjegjshëm dhe komunikoi me forcat zjarrfikëse.

Ai kërkoi ndihmë përmes një telefonate në polici, të cilët nisën aksionin që prej ditës së djeshme për nxjerrjen e tij, por terreni i vështirë dhe errësira i pengoi.