Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali gjatë fjalës në kongresin socialist, sulmoi LSI-në duke e cilësuar shushunjë dhe që pas momentit të ndarjes pas mandatit të parë, PS, sipas saj filloi bashkëqeverisjen me njerëzit.
“Sapo u çliruam nga shushunjat e LSI-së nisëm bashkëqeverisjen, kur qytetarët na dhanë mandatin e dytë. Ne ndërtuam një aleancë dhe një besëlidhje me qytetarët në funksion të përmirësimit të jetës së tyre.
Për ta bërë edhe më të padukshme atë vijë të trashë zullumi që të tjerët përpara nesh kishin ndërtuar mes qytetarit dhe institucioneve.
Këshillimi kombëtar e çoi në nivel tjetër ndërveprimin mes qytetarëve dhe qeverisë. Tashmë një punë e mbarë, rezultoi sukses si ide dhe rezultat” tha ajo.