-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përgjimet për kokainën/ Ergys Dashi i premtoi 500 mijë € avokatit, 5 mijë € euro për korrierët

Kryesoret

Janë 380 faqe dosje që prokuroria italiane ka përpiluar për të vërtetuar veprimtarinë kriminale të grupit kriminal që drejtohej nga Ergys Dashi. Bëhej fjalë për grupin e drogës që trafikonte kokainë nga Ekuadori drejt Italisë dhe e shpërndante po në Itali.

Droga vinte përmes kontenierevë në anije në portin e Amsterdamit. Në dosje janë dhe përgjime telefonike apo ambientale.

Një prej tyre është dhe një përgjim në makinë në datën 23 dhjetor 2018 ku në bord janë Ergys Dashi dhe Stivi Filolli.

Në atë kohë policia italiane ka arrestuar Rigels Yzeiraj, kushëririn e tij, dhe avokati i ka treguar për ekzistencën e një GPS në bord të makinës së Rigels Yzeirajt në momentin që ky i fundit ishte arrestuar.

Ergysi thotë se rrezikon 18 vite burg pasi akuzohet se është kapoja e një grupi prej 36 personash dhe se i ka premtuar avokatit 500 mijë euro brenda 2 vitesh për të zgjidhur çështjen.

Në  bisedë Ergys Dashi zbulon se avokati i tij kishte shkuar në Amsterdam për të diskutuar çështjet e mbrojtjes me të dhe me atë rast kishte marrë një shumë prej 10 mijë eurosh dhe kishte qëndruar në një hotel me 5 yje.

“Në Itali avokati im është shumë i fortë. Erdhi për mua nga Italia këtu. I kam dhënë 10 mijë euro. Qëndroi në një hotel me 5 yje, 400 euro nata”.

Gjithashtu Ergysi tregon se avokati e kishte informuar për ekzistencën e një GPS në bord të makinës së Rigels Yzeirajt në momentin që ky i fundit ishte arrestuar, shkruan Oranews.

Në një tjetër përgjim është i Ergysit me Edmond Dashin, kushëririn e Ergysit.

Ky i fundit ankohet se paguhet pak për transportimin e kokainës, ndërsa Ergysi thotë se ai është I vetmi që paguhet për pako ndërkohë që të tjerët paguhen 3 mijë euro për transportimin e 200 pakove në muaj.

Ergysi: Po ti nuk kupton që ka të tjerë.. vetëm ti e Puma (Odisea Leka) sepse edhe Pumës I jap lekët kur shkon dhe I merr…. Je I vetmi që paguhesh për çdo copë … ‘bukë” .. Budalla të tjerët marrin 3 mijë euro në muaj dhe shkojnë të marin 200 pako në muaj!  Pse çfarë mendon se paret gjenden në tokë

Edmond: Po ti e di që unë kam më shumë se një vit këtu, dhe që të punoj me 3 mijë euro në muaj jam në rregull!

Ergys: Po ti nuk ke marrë 3 mijë euro, ke marrë të paktën 5 mijë euro në muaj.. Eh .. minumi ishte 5 mijë . Duhet të thuash faleminderit Zot!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit