E shtuna sot është e socialistëve që kanë mbushur sheshet në Tiranë. Kongresi ka sjellë në kryeqytet socialistë nga e gjithë Shqipëria. Kongresi po zhvillohet në dy faza.
E para jashtë pallatit të kongreseve në formën e një panairi me panele të ndryshme që drejtohen nga ministrat, por që folës janë edhe zyrtarë dhe qytetarë për sektorët përkatës nga energjia, te rinia, bujqësia, etj.
Në pjesën e dytë gjithçka do të fokusohet brenda pallatit të Kongreseve ku vëmendja do të jetë te fjala e kryeministrit Edi Rama. Entuziazmi nuk ka munguar te socialistët me thirrjet “rroftë partia socialiste, rroftë Edi Rama”.