Në fshatin Celinë të Rahovecit, më 27 mars rreth orës 11:15, ndodhi një aksident trafiku, ku një person kishte marrë lëndime të rënda trupore.
Ai, sipas policisë, mesditën e së premtes ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë ju dha familjarëve për ceremoninë e varrimit.
“Fsh. Celinë, Rahovec 27.03.2022 – 11:15. Me 08.04.2022 është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte i lënduar në aksident trafiku, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë u është liruar familjarëve për ceremoninë e varrimit”, thuhet në raportin e24-orësh të policisë.