Presidenti Ilir Meta ka rikthyer këtë të dielë një pjesë nga deklarata e tij në konferencën për mediat që zhvilloi ditën e djeshme.
Ai ka përsëritur edhe njëherë thirrjen që të arrestuarit për aferën e inceneratorëve të “pendohen” dhe të tregojnë se kush ju dha garanci për të shkelur ligjet.
“T’i kthehen popullit shqiptar mbi 400 milion euro të vjedhura me aferën e inceneratorëve! U bëj thirrje të arrestuarve të bëhen “të penduar” dhe të tregojnë se kush ju dha garanci për të shkelur ligjet në mënyrë kriminale.
Mjafton vetëm dëshmia e ish ministrit të Financave në Komisionin Parlamentar për të vënë para përgjegjësisë të paktën gjysmën e qeverisë.
Ajo që duhet më shumë është t’i kthehen lekët popullit. Janë mbi 400 milion euro”, shprehet presidenti Ilir Meta.