-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kraemer: Supremacia ruse në rajon bie me zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Kryesoret

Richard Kraemer, nga Instituti Hulumtues për Politikë të Jashtme në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ka thënë se qëllimi i dialogut Kosovë – Serbi është të arrihet paqja në Ballkanin Perëndimor.

“Qëllimi i dialogut është që të arrijmë atë që shumë prej nesh e dëshirojmë, një Ballkan Perëndimor paqësor dhe të begatë. Sot, Kosova është një shtet që i ka kufijtë e përcaktuar dhe pavarësia e saj është e njohur nga shumica e komunitetit ndërkombëtar. Për Serbinë, qytetarët e Serbisë, si dhe për kosovarët, përfitimi më i madh do të ishte nëse një rezultat i tillë do të konfirmohej përmes një referendumi apo ndonjë forme tjetër të mbështetjes publike – në të cilën do të ishin të përfshira të dyja palët. Që, duke e pasur parasysh lidhjen e serbëve me atë vend, statusi i Kosovës si shtet i pavarur të konfirmohet”, tha Kraemer.

Ai ka thënë se procesi i dialogut nuk ka qenë humbje kohe dhe se një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë – Serbi, do të shtynte dy vendet para drejt Bashkimit Evropian. Ndërsa ka tërhequr vërejtjen se çështjet e pazgjidhura janë në favor të Rusisë.

“Procesi nuk ishte humbje kohe. Mendoj se shumica e qytetarëve të Kosovës do të pajtoheshin me mua për këtë – pasi duan të njihen si anëtarë të bashkësisë ndërkombëtarë. Unë besoj se një marrëveshje ligjërisht e obligueshme do t’i shtynte para drejt Bashkimit Evropian të dyja palët. Fakti që Rusia nuk është aq e përfshirë në këtë proces është i rëndësishëm dhe i dobishëm. Shqetësimi im në lidhje me Rusinë e Kosovën bazohet te fakti se të gjitha çështjet e hapura janë në favor të Putinit. Përderisa kjo çështje është e pazgjidhur, Moska ka mundësinë të ndërhyjë në aspekte të ndryshme të shoqërisë serbe. Jo vetëm në Serbi, por edhe në Mal të Zi e Bosnjë-Hercegovinë, nëpërmjet Kishës Ortodokse Serbe, partive politike pro-ruse dhe organizatave joqeveritare. Të gjitha këto po përdoren nga Moska për të parandaluar zgjidhjen me sukses të çështjeve të hapura që kanë të bëjnë me Kosovën. Me zgjidhjen e çështjes së Kosovës, Rusia humb një formë të supremacisë në rajon”, ka thënë Kraemer.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit