Dy tërmete të njëpasnjëshëm kanë goditur Veriun e Shqipërisë, pak minuta pas mesnate. Mësohet se epiqendra ka qenë në qytetin e Bajram Currit.
Sipas “EMSC”, tërmeti me magnitudë 4.2 ballë është ndjerë në Bajram Curr, Has, Kukës si dhe në të disa zona të Kosovës.
Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 2:58 dhe tërmeti ka patur një thellësi prej 2 km, ndërsa goditja e dytë ka qenë në magnitudë 2.7. Deri më tani nuk janë raportuar të lënduar apo dëme materiale në qytetet ku janë ndjerë lëkundjet.