Agjenti i shitjeve, Agron Krasniqi, thotë se tani banesat e shtëpitë po kushtojnë më shtrenjtë, ndërsa nga shoqata e ndërtuesve thonë se kjo vjen si pasojë e shtrenjtimit të materialit.
Përveçse ndërtimet e reja të banesave po kushtojnë më shtrenjtë sesa më herët, edhe blerja apo marrja me qira e tyre, ka një çmim më të lartë.
Agron Krasniqi, agjent i shitjes së banesave, thotë se tani metri katror po kushton 100-200 euro më shumë.
Sipas tij, në ndërtesat e reja është e arsyeshme të ketë një çmim më të lartë. Mirëpo tek të vjetrat, ai vlerëson se po shfrytëzohet situata e krijuar e konfuzionit të çmimeve.
Që banesat e shtëpitë po kushtojnë më shtrenjtë, konfirmojnë edhe nga Shoqata e Ndërtuesve.