-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohet një tjetër varr masiv në Ukrainë,mbi 1200 trupa të vdekur pranë Kievit

Kryesoret

Ukraina thotë se ka zbuluar një tjetër varr masiv pranë Kievit, pasi forcat ruse u tërhoqën nga zonat në veri të kryeqytetit për të fokusuar sulmin e tyre në lindje. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, një zyrtar në fshatin Buzovë tha se trupat e dhjetëra civilëve u gjetën në një kanal pranë një pompe karburanti.

Prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova beri lajmin me dije.

“Ne në fakt tani, vetëm për këtë mëngjes, kemi 1222 njerëz të vdekur vetëm në rajonin e Kievit,” tha Venediktova në një intervistë për Sky News të Britanisë.

Megjithatë, ajo nuk specifikoi nëse trupat e zbuluar ishin ekskluzivisht të civilëve. Venediktova vuri në dukje gjithashtu se 5,600 hetime ishin të hapura për krime të dyshuara lufte që nga fillimi i pushtimit rus. Duke e quajtur presidentin rus Vladimir Putin “krimineli kryesor i luftës i shekullit të 21-të”, ajo tha se ishin 500 kriminelë rusë të identifikuar të luftës.

Deri me tani jane zbuluar disa varre masive por asnjë me keto përmasa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit