Me 26,85% të votave, Eric Zemmour është shumë përpara në dy qendrat e votimit të ngritura në Ambasadën Franceze në Moskë.
Ai pasohet nga Emmanuel Macron (23.21%), Marine Le Pen (20.82%) dhe Jean-Luc Mélenchon (13.42%).
Duhet theksuar se sociologjia elektorale e kësaj zone të Moskës mund të jetë prekur nga largimet e shumta të regjistruara javët e fundit në kontekstin e konfliktit në Ukrainë – emigrantë të tërhequr nga kompanitë e tyre apo mësues të riatdhesuar nga Liceu Francez.
Të dielën, 885 votues votuan në Moskë, nga gjithsej 2 mijë e 624 të regjistruar.
Zemmour më herët deklaroi se në raundin e dytë votat për të duhet të shkojnë për Le Pen