Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive është 544.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.061, ndërkaq dje u shëruan 31 qytetarë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 52 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.678 doza të vaksinës.
Deri më sot 821.079 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.