Ndërpriten kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit Sebastian Laska i cili u mbyt gjashtë ditë më parë në ujërat e Lumit Fan në Mirditë.
Kërkimet e polumbarëve nuk dhanë asnjë rezultat. Aktualisht vetëm policia lokale dhe familjarët po monitorojnë bregun e lumit.
Fëmija të martën e kaluar teksa ishte duke luajtur futboll shkoi për të marrë topin që ra në lumë, por e mori rrjedha dhe nuk arriti që të dilte.