Sot është bërë plot një javë nga mbytja e 10-vjeçarit në lumin Fan, në Mirditë. Polumbarët janë vënë në kërkim për gjetje e trupit të tij, por ende nuk ka asnjë gjurmë.
Ditën e sotme ka folur babi i të miturit për mediat, Vladimir Laska ka shprehur se kërkimi po bëhet në mënyrë jo profesionale dhe se polumbarët nuk kanë aparaturat e nevojshme për zhytjen.
“Këta sa munden po kërkojnë, por nuk është mjaftueshëm, duhet të ndërrohen, të zëvendësohen, duhet të kenë më shumë gjëra që të zhytën, të kenë pajisje, mjete që të kërkojnë. Por sa mund të rezistojnë në ujë këta? Është uji shumë i ftohtë. Mjetet që kanë ndoshta nuk janë të mjaftueshëm për këtë lloj kërkimi. Ka një javë që nuk kemi asgjë, asnjë rrobë, asgjë,”- tha Laska.