-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U arratis me furgon nga Tiranë, 31-vjeçari: E qëllova gabimisht administratorin e shkollës

Kryesoret

Skerdi Tasi, 31 vjeç, i arrestuar si autor i dyshuar i atentatit ndaj Lulzim Mashës, administratorit të një shkolle private në Tiranë, ka dëshmuar duke pranuar krimin, por ka theksuar se nuk ka asnjë konflikt me Mashën dhe se kishte ngatërruar person.

Ai është shprehur se synim i tij kishte qenë një tjetër person, me të cilin kishte pasur një debat disa ditë para ngjarjes.

Ai ka treguar të gjitha lëvizjet e tij, madje edhe sesi arriti të largohej nga Tirana i pashqetësuar.

“Në muajin janar kisha ardhur për disa ditë në qytetin e Tiranës dhe kam qëndruar në banesën e vëllait Nikolin Tasi në lagjen “Ali Demi”, por kam qëndruar edhe në banesën e Arjan Hoxha nga Tepelena, i cili jeton në lagjen “Astir”. Më datë 18 janar, rreth orës 07:30-08:00 kam dalë nga banesa e vëllait në lagjen “Ali Demi” dhe kam udhëtuar në këmbë i vetëm me drejtim parkun e Liqenit Artificial. Më kujtohet që aty ku ndodhet një pallat i lyer si me të kuqe që unë e njoh si pallati me perde kam marrë rrugën e shtruar që vjen rreth liqenit duke ikur me drejtim për nga teatri derisa kam dalë nga pjesa me pemë dhe kam vazhduar po në këmbë derisa kam mbërritur pranë një fushe volejbolli si dhe janë disa bar kafe.

Në atë vend kam qëndruar rreth një orë në këmbë duke pritur. Nuk më kujtohet sa ka qenë ora, kam parë automjet ML me targa Tirane, për të cilin mendova se ishte e një personi që dy javë më parë kisha një debat. Në momentin që pashë automjetin kam nxjerrë një armë zjarri të tipit automatike skorpiones dhe kam qëlluar mbi makinën. Në momentin që e pashë se personi që ishte në makinë nuk ishte ai që prisja, kam ndaluar së shkrepuri armën dhe jam larguar me vrap, por kam vënë re se drejtuesi i automjetit iku disa metra përpara dhe u kthye me makinë sërish. Menjëherë pas momentit të qëllimit, kam marrë rrugën dytësore paralel me autostradën duke marrë drejtimin për nga diga e liqenit dhe që ishte shëtitorja e liqenit, armën e kam futur poshtë xhupit për ta fshehur. Pas kam ecur rreth 300 metra, armën e kam hedhur në ujërat e liqenit rreth 10-15 metra nga bregu, vend të cilin e mbaj mend vetëm po të afrohem atje.

Pas hedhjes së armës, kam vazhduar rrugën në këmbë për tek kryqëzimi i 21-shit, ku pasi mbërrita kam gjetur një furgon me të cilin kam udhëtuar deri në qytetin e Fierit. “Në Tiranë e kam sjellë disa ditë para se të ndodhte ngjarja, e kisha fshehur në parkun e Liqenit Artificial”, tha Tasi.

Atentati

Paraditen e 18 janarit, Tirana u trondit nga një prit që iu bë një 63-vjeçari, i cili u qëllua me armë zjarri në mes të ditës dhe në mes të Tiranës. Shënjestra e atij atentati u mësua se ishte Lulzim Masha, i cili në momentin që u shoqërua në Polici e mohoi faktin që t‘i ketë bërë kush atentat.

Ai i tha Policisë dhe më pas edhe mediave se nuk e kishte qëlluar kush, por kanë qenë duke u zënë disa djem të rinj dhe kanë qëlluar ata mbi njëri-tjetrin.

Në fakt, Policia shoqëroi disa persona që u gjenden aty momentin e parë, të gjithë të rinj, por shpejt u lanë të lirë pasi rezultuan të papërfshirë në sherrin e pretenduar nga Masha.

Pas disa ditëve, Masha, ripyetet sërish dhe ai pranon se iu kishte bërë atentat atij dhe se ai ishte ndjerë i frikësuar pasi personi që e ka qëlluar e kishte ndjekur për ditë me radhë. Ai dha të dhëna konkrete për pamjen fizike të të riut, që sipas Mashës ishte rreth të 25-ve, ezmer dhe me gjatësi mesatare, rreth 1.70 cm i gjatë.

Policia menjëherë u vu në lëvizje, por pa mundur ta pikasë personin me këto të dhëna në Tiranë. Me sa duket autori ishte larguar nga Tirana.

Policia dhe prokuroria dyshuan se bëhet fjalë për konflikte pronësie, por pa e specifikuar se për çfarë konkretisht. Tashmë do të jetë prokuroria që do të hedhë dritë mbi motivet e asaj ngjarjeje për të mësuar se cila ishte arsyeja që u qëllua me tre plumba biznesmeni.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit