-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Autoritetet në Mariupol konfirmojnë “sulmin kimik” nga Rusia

Kryesoret

Nënkryetari i bashkisë së Mariupol-it Sergei Orlov konfirmoi informacionin për sulmin kimik të pushtuesve rusë në qytet.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat ukrainase, të cilat citojnë një deklaratë të Orlov-it.

“Ne nuk mund të japim informacion më të detajuar. Por ne kemi konfirmim nga ushtria se kjo ka ndodhur”, theksoi Orlov.

Mjekët sqarojnë se të gjitha viktimat kishin të njëjtat simptoma: skuqje të fytyrës, presion të lartë të gjakut, thatësi dhe urth të faringut, mukozave të syve dhe gulçim.

Të gjithë të prekurit nga sulmi janë në “gjendje të kënaqshme”, zbulojnë autoritetet vendase.

Forcat ruse paralajmëruan më herët se mund të përdorin armë kimike në Mariupol.

Ishte militanti rus nga Donetsk-u, Eduard Basurin, i cili u shpreh se ushtarët ukrainas të Mariupol-it duhet të bllokohen në uzinën Azovstal dhe më pas të përdoren armë kimike ndaj tyre.

Kërcënimi u parapri nga raportimet e Inteligjencës Britanike të Mbrojtjes.

Kjo e fundit theksoi mëngjesin e 11 prillit se kishte një probabilitet të lartë që trupat ruse të përdornin municione fosfati në Mariupol-in e bllokuar.

Armët kimike janë armë të shkatërrimit në masë dhe përdorimi i tyre është ndaluar disa herë me marrëveshje të ndryshme ndërkombëtare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit