-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blinken: SHBA-të nuk mund të konfirmojnë përdorimin e armëve kimike në Ukrainë

Kryesoret

Presidenti amerikan Joe Biden u shpreh muajin e kaluar se akuzat e paargumentuara të Rusisë se Kievi kishte armë biologjike dhe kimike sugjeronin se presidenti rus Vladimir Putin po konsideronte përdorimin e tyre në Ukrainë.

Prodhimi, përdorimi dhe grumbullimi i armëve kimike është i ndaluar sipas Konventës së Armëve Kimike të vitit 1997.

Edhe pse dënohet nga grupet e të drejtave të njeriut, fosfori i bardhë nuk është i ndaluar sipas konventës. 

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken deklaroi të martën e 12 prillit se Shtetet e Bashkuara nuk janë në gjendje të konfirmojnë asgjë kur bëhet fjalë për raportimet mbi përdorimin e armëve kimike në Ukrainë.

“Ne jemi në bisedë të drejtpërdrejtë me partnerët në përpjekje për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Kështu që ky është një shqetësim i vërtetë”, tha Blinken para gazetarëve.

Zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes Hanna Malyar zbuloi më herët se qeveria po kontrollonte informacione të paverifikuara mbi përdorimin e armëve kimike gjatë rrethimit të Mariupol-it.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit