-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Brataj jep lajmin e mirë për pandeminë: Do të kemi një verë të qetë

Kryesoret

Situata pandemike në Shqipëri duket e stabilizuar drejt një trendi qetësues, me viktima të pakta dhe me pavijone të infektivit më të zbrazura së kurrë, në këto dy vite.
Por Skënder Brataj, kreu i Urgjencës Kombëtare, saktëson se koronavirusi nuk ka ikur, madje do të jetë pjesë e jona.

“Periudhën kritike patjetër që e kemi lënë pas krahëve, është situata më e lehtë në këto dy vite, por mos të harrojmë që virusi është ende prezent, edhe në variantin e ri të Omicronit, i quajtur BA.2. Nuk duhet të harrojmë gjithashtu që ka rritje të shifrave në Europë dhe veçanërisht në Azi”, thotë Brataj në A2 CNN.  
Por çfarë dimë nga nënvarianti BA2, dhe sa të kujdesshëm duhet të tregohemi ndaj tij?

Sipas Bratajt, “mund të themi se sa më i transmetueshëm është virusi, aq më pak i rrezikshëm eshë ai. BA.2 është 30% më agresiv se Delta, por virulenca është më e ulëta.  Sot ne përllogarisim që 93% të infektuarve mund të jenë asimptomatike. Periudha  e kohëzgjatjes më pas është më e shkurtër, deri në dy ditë më pak. Kjo na lë më të qetë, sepse vetëm 3-5% përfaqëson raste të rënda”.
Pyetjes nëse ka raste të rënda me variantin e ri BA.2, Brataj i përgjigjet duke thënë se “ne bazohemi në rezultatet e laboratorit gjerman, duhet sekuencim për të kuptuar nënvariantet e Omicronit, që tashmë në vendet anglosaksone përfaqëson më shumë se 90% të rasteve”.

 Si parashikohen 4-5 muajt në vijim? Duke thëne se vera do të jetë përgjithësisht e qetë, ai shton se “SARS COV-2 do të jetë pjesë e jona, mund të shfaqet herë pas here. Dobësimi i tij është pozitiv, dhe është pozitiv fakti që variantet e reja marrin si shënjestër rrugë të sipërme të frymëmarrjes, duke shmangur mushkëritë, siç ndodhte në fillim. Mirë është që në ambientet e mbyllura të mbahen maskat, gjithsesi”.  
Ka edhe një kuriozitet gjeografik, në statistikat e fundit. Qarku i Dibrës rezulton i vetmi pa asnjë rast, por Brataj saktëson. “Nuk rezulton asnjë rast nuk do të thotë që efektivisht nuk ka. Bëhet fjalë gjithsesi për rajone me popullsi të kufizuar, dhe me distanca më të mëdha mes tyre”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit