-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Greqia publikon 6 zonat ku do bëhet kërkimi i gazit, ndër to edhe Deti Jon

Kryesoret

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka thënë sot se do përshpejtojë hetimet për nxjerrjen e gazit natyror.

Ai ka publikuar 6 zonat ku do të kryhen kërkime për gazin natyror dhe një ndër to është edhe Deti Jon.

“Njoftojmë përshpejtimin e hetimeve për nxjerrjen e gazit natyror  që vendi ynë ka gjasa të ketë në sasi të konsiderueshme në bazë të studimeve paraprake, si në kontinent ashtu edhe në atë detar, në zona ekskluzive shfrytëzimi”, u shpreh Mitsotakis.

Këto janë zonat në veriperëndim të Korfuzit, Jonit , Gjirit të Qiparisisë , zonat detare në perëndim dhe jugperëndim të Kretës, si dhe të Janinës.

Në zonat e Gjirit Jon dhe Qiparisia, ELPE ka përfunduar së fundmi sondazhet sizmike dydimensionale dhe tani po interpreton të dhënat për të përcaktuar pikat ku do të kryhen vëzhgimet tredimensionale për një qartësi më të madhe. 

Fokusi është në fushat e gazit në det të hapur dhe jo në rezervat e naftës apo “parcelat” në tokë, me  synimin për të përshpejtuar modelimin e vendeve të rajonit si Egjipti,  i cili ka zbatuar procedura të shpejta si për kërkimin ashtu edhe për fillimin e prodhimit të hidrokarbureve.

https://www.kathimerini.gr/politics/561807112/ydrogonanthrakes-oi-exi-perioches-opoy-epitachynontai-oi-ereynes/

https://www.protothema.gr/economy/article/1232218/autes-einai-oi-exi-periohes-tis-horas-pou-tha-ginoun-oi-ereunes-gia-fusiko-aerio/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit