Kandidatja për presidente franceze, Marine Le Pen, ka thënë se ajo mbështet gjerësisht sanksionet kundër Rusisë, por jo kur bëhet fjalë për furnizimet me naftë dhe gaz.
Në një intervistë për France Inter Radio, ajo tha se nuk dëshiron që populli francez “të vuajë pasojat e sanksioneve” për naftën dhe gazin.
Franca, si shumë vende të tjera evropiane, importon një pjesë të madhe të gazit të saj natyror përmes tubacioneve nga Rusia, duke e përdorur atë për energji rezidenciale dhe komerciale.
Le Pen është kritikuar nga rivalët për mbështetjen e saj në të kaluarën për Rusinë dhe Presidentin Vladimir Putin.
Ajo dukej se mbështet aneksimin e Krimesë nga Rusia në 2014, por e përshkruan pushtimin aktual si një situatë të ndryshme.