-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mes Mevlanit dhe Samiut, Efi shpërthen në lot në mes të programit

Kryesoret

Tensioni dhe fakti që u gjend mes dy djemve kanë bërë që konkurrentja e Përputhen, Efi të shpërtheji në lot.

Duket se ajo ishte në gjendje të rënduar emocionale, dhe kur moderatorja Bora Zemani i drejtoi pyetjen, “Zemrën të copëtuar e ke akoma apo je shëruar?”, ajo shpërtheu në lot.“E copëtuar nuk është por ka ca krisje”– tha Efi përpara se të qante.

Bora Zemani: Çfarë të prek?

Efi: Asgjë, do qetësohem.

Ndërkohë, Samiu u ngrit nga karrigia e tij për ta përqafuar.

Efi: Thjesht realisht më del nga shpirti kur e them këtë gjë. E them me shpirt këtë pjesën që të jenë njerëz të sinqertë, atë që thonë ta mbajnë. Tashmë është e parë se sa shumë mashtrohemi ose se sa femrat mashtrojnë, fatkeqësisht.

Duke folur më tej për gjendjen e saj emocionale, Efi pati edhe një debat me Mevlanin. Shkak u bë deklarata e konkurrentes e cila tha “duken të gjithë mashtrues.”

Mevlani: Problemi është momentin që do dikë tjetër, të duken të gjithë mashtrues.

Efi: Çfarë lidhje kishte kjo?

Mevlani: Ka lidhje sepse nuk besoj se ne të tjerët nuk jemi të sinqertë.

Efi: Probelmi qëndron se ti nuk më kupton

Mevlani: Probelmi është se ju me veteveten nuk jeni të sinqertë. Të gjithë që janë të sinqertë që vijnë në jetën tuaj dhe nuk i pranoni.

Efi: Çfarë je duke folur?

Mevlani: Këtë pra, a nuk më dëgjon?!

Efi: Mua mos më bërtit. Ti ke një problem, ti më shef mua në këtë gjendje dhe nuk di fare ta menaxhosh situatën. Kush tha që je mashtrues.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit