-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nano i kënaqur me punën e policisë, por kërkon më shumë ndëshkime

Kryesoret

Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano analizoi rezultatet e tremujorit të parë të vitit, në një mbledhje me drejtuesit e Policisë Rrugore në qendër dhe qarqe.

Ai është shprehur se në 3 mujorin e parë të viti aksidentet kanë shënuar ulje dhe ka përgëzuar punën e policisë.

“Janë shpëtuar 12 jetë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe duke shënuar një ulje me 12% të aksidenteve rrugore me pasoja ose 38 aksidente me pasoja më pak.

Nga ana juaj, unë do të kërkoj një reagim emergjent për ndryshimin e situatës së qarkullimit rrugor në vend dhe do të kërkoj që sot, hartimin e një plani masash këtu në qendër, nga Departamenti për Sigurinë Publike dhe deri ditën e nesërme, njohjen e të gjithë stafit tuaj, me detyrimet e këtij plani dhe në datën 14, fillimin e zbatimit të planit në të gjithë vendin. Do të fokusohemi në shkeljet e drejtuesve të mjeteve, nga të cilat vijnë pasojat fatale.

Do të organizohet puna, duke kombinuar me patrulla civile, me mjete të pauniformuara dhe duke përdorur të gjitha mjetet logjistike, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që nuk përdorin rripin e sigurimit për vete dhe pasagjerët, të atyre drejtuesve që përdorin aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit, që kryejnë parakalime të gabuara, që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe që kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë.

Të evidentohen dhe të ndëshkohen të gjithë ata drejtues mjetesh që përdorin fenelina dhe sinjale zanore, në kundërshtim me Kodin Rrugor, që riveshin xhamat me qese plastmasi, që përdorin targa të huaja apo që u ka mbaruar afati i përdorimit, ata drejtues motomjetesh që nuk përdorin kaskën mbrojtëse, si dhe ata drejtues mjetesh që nuk u japin përparësi këmbësorëve apo parkojnë në tortuar a vende në të cilat nuk lejohet parkimi, cilëtdo qofshin këta, qytetarë apo punonjës të Policisë.

Të nisni në çdo qark fushata sensibilizuese, duke bërë pjesë nxënësit e shkollave dhe mediat, për të sensibilizuar drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët, pasi nga analiza e aksidenteve rrugore rezulton që në shumë raste janë fajtorë edhe këmbësorët, të cilët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Informoni qytetarët nëpërmjet mediave lokale dhe qendrore, që Policia e Shtetit nuk ka asnjë qëllim të rrisë sasinë e gjobave, por ka një qëllim të vetëm, rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe kjo është shumë e rëndësishme, pasi qëllimi ynë është destinacioni i sigurt për çdo përdorues rruge.

Të jeni sa më dinjitoz në komunikim dhe në veprime me qytetarët, por edhe me shkelësit e Kodit Rrugor, arma juaj është ligji dhe etika e sjelljes. Nuk do të toleroj askënd që shpërdoron këto parime dhe dëmton imazhin e Policisë, si dhe besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit”, u shpreh Nano.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit