Kryeministri Edi Rama e mbyllur vizitën në Gjermani me një takim në qendrën e “FACTORY BERLIN”, ku theksoi se objektivi është për ta sjellë në Tiranë.
“Gati për të sjellë FACTORY BERLIN në Tiranë, rrjetin më të madh europian të Startup-eve, inovacionit, edukimit digjital, artit, muzikës tekno, me një pjesëmarrje prej mijëra anëtarësh që ndërveprojnë me biznese dhe talente nga e gjithë bota, nga Google e Uber tek qendrat kërkimore të Siemens, Audi e Deutsche Bank dhe SoundCloud e të tjera me radhë” shkruan Rama.