Ngjarja horror e ndodhur sot në Roskovec tronditi opinionin publik.
Vjehrri vrau nusen e djalit të tij pasi disa konflikteve të vazhduar dhe më pas avri veten.
Fatjon Hoxha djali i autori dhe burri i viktimës ka qenë në një gjendje shoku kur ka mësuar lajmin e ndodhur. i është filmuar teksa futej në banesën ku ndodhi krimi dhe ishte i me duar në kokë dhe duke qarë.
Siç shihej edhe nga pamja ai shoqërohet nga dy persona të tjerë. Hoxha kja qenë duke punuar tokë me zetor kur ndodhi ngjarja e rëndë në shtëpinë e tij.
61-vjeçari Xhevahir Hoxha vrau me thikë bashkëjetuesen e djalit, shtetasen Merushe Hazizi, 30 vjeçe. Më pas, dyshohet në gjendje të rënduar psikologjike, autori i ka dhënë fund jetës. 61-vjeçari është varur në një pemë pas banesës së tij.