Real Madrid është skuadra e dytë gjysmëfinaliste e Champions League për këtë sezon, pasi eliminoi Chelsea-n.
Madrilenët vinin të qetë në sfidën e Bernabeu-t, pasi fitores 3-1 në Londër javën e kaluar, por u shtangën nga miqtë të cilët realizuan 3 gola, fillimisht me Mount në të 15′ e më pas me Rudiger dhe Werner në pjesën e dytë.
Por kur duheshin edhe 10 minuta nga fundi i takimit, Rodrygo përfitoi nga një pasim i shkëlqyer i Modric dhe shkurtoi diferencën, duke e çuar ndeshjen në shtesë.
Në minutën e 96, heroi i Stamford Bridge, Benzema, realizoi një gol vendimtar me kokë nga brenda zonës – të katërtin për të në të dy sfidat – dhe i dha skuadrës së tij kualifikimin.
Më herët Villarreal eliminoi Bayern München, duke barazuar 1-1 në Mynih, pas fitores 1-0 në Spanjë.